
Kurti takon Biserkon, bisedojnë për zhvillimet rajonale dhe demokracinë
01 prill 2025
| 20:36
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Së bashku diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare dhe rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë si dhe perspektivat për të ardhmen.
Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike.
Kryeministri Kurti e falënderoi Biserkon për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit.