Kurti takon homologun kroat, bisedojnë për ekonominë dhe sigurinë

01 shtator 2021 | 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Në margjina të këtij forumi, Kurti ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në  “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ylli i muzikës, Rihana ka realizuar një fotosesion me…