Kurti takon inspektorët e AUV-it: Po përballemi me variantin më të rrezikshëm të Covidit

30 gusht 2021 | 12:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zhvilluar takim me ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu dhe inspektorët e kësaj agjencie.

Zyra e kryeministrit Kurti, ka njoftuar se takimi është zhvilluar një ditë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për shkak të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë.

“Kryeministri Kurti i njoftoi inspektorët për vendimet nga ai takim dhe foli për rëndësinë e zbatimit të masave kundër pandemisë të marra në mbledhjen e 32-të të Qeverisë. Ai tha se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave, dhe se zbatueshmëria e tyre i jep masave legjitimitet, përveçse siguron efektshmërinë e tyre. Aktualisht, po përballemi me variantin më të rrezikshëm të virusit, atë Delta, andaj në një situatë që nuk është e zakonshme, nuk mund të sillemi si zakonisht. Angazhimi i gjithsecilit duhet të jetë një që s’e kemi bërë më parë, nënvizoi kryeministri Kurti”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Ndryshe, Kurti ka njoftuar të dielën se do të shtojnë numrin e inspektorëve për të zbatuar masat e reja anti-Covid.

“Nga 17 inspektorë do t’i shtojmë edhe 85 inspektorë”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata…