Kurti takon kryeministrin belg: Belgjika, partnere për rrugën tonë në BE dhe NATO

25 shtator 2025 | 22:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin belg, Bart De Wever.

Kurti ka theksuar se Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2023, Belgjika ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel të Ambasadës. Sivjet ajo njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse dy muaj më parë Ministria jonë e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes”.

“Me kryeministrin belg, Bart De Wever, në takimin tonë të parë bilateral, folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka…