Kurti takon mërgimtarët në Kamenicë: Mandatin tjetër, kurrikulën e mësimit të gjuhës shqipe

25 dhjetor 2025 | 13:49

“Mërgimtarë të shumtë na pritën në Kamenicë. Ardhja e tyre për të na përkrahur dhe votuar më 28 dhjetor është tejet e rëndësishme”, ka thënë kandidati për kryeministër i LV-së, Albin Kurti.

Ai ka thënë se në programin e tyre qeverisës e kanë të qartë vizionin për përfshirjen e diasporës.

“Mandatin e ardhshëm do ta kemi mes tjerash edhe kurrikulën e dedikuar të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë. Rreth 60 milionë euro do mund t’ua kursejmë atyre që dërgojnë para drejt të afërmve në Kosovë përmes integrimit në SEPA e cila mundëson lirimin nga kostot shtesë dhe lehtësimin e transferove”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj strategjik,…