Kurti takon zëvendëspresidenten e Zvicrës, flasin për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje

18 janar 2023 | 14:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë, Guy Parmelin, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

U theksua rëndësia e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve.

U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës )PDK), Ardian Kastrati, ka…