Kurti të enjten merr pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit në Tiranë

08 qershor 2021 | 15:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2.

“Asnjë qeveri, në periudha më të gjata kohore, nuk ka bërë më shumë sesa që keni bërë ju gjatë këtyre dy muajve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Minxhozi, duke përmendur edhe tri vendimet që do të kalojnë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.

Minxhozi dhe Kurti  kanë biseduar edhe rreth përgatitjeve për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten më 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të…