Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

24 shkurt 2026 | 13:46

Kryeministri  Albin Kurti, ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Ai kështu është shprehur në një postim në platformën “X” ku ka njoftuar se të hënën ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

“Dje, prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.

Sorensen të hënën është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, ku është bërë me dije se dialogu me Serbinë do të jetë nën udhëheqjen e ministrisë që drejtohet nga Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” (edicionet e 21-ta të eventit) do…