Kurti thotë se “ishte e shkruar” që t’i fitonte 51 për qind: Ta ngjallë figurën e Zotit me laps

01 mars 2026 | 21:41

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur në mënyrë të çuditshme lidhur me përqindjen e marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kurti me njëfarë forme aludoi se e kishte të shkruar që t’i fitonte 51 për qind në zgjedhjet parlamentare.

“Ne, siç e dini të gjithë, nuk i kërkuam zgjedhjet e dhjetorit. As qytetarët nuk kërkonin një tjetër proces elektoral. Vendi kishte nevojë për punë e për paqe, për vazhdimësi e siguri, për zhvillim e stabilitet. Por kur zgjedhjet u bënë të pashmangshme, populli foli qartë. Ai nuk deshi kthim pas, por vazhdim përpara. Dhe këtë e shprehu me një fitore tejet të madhe, me 51.1% të votave, duke e kthyer një situatë të padëshiruar bllokimi në një mandat të fuqishëm për progres. Pra, jo 50%, por 51% dhe jo 51%, por 51.1%. Ky numër ta ngjallë figurën e Zotit me laps: 51,1%“, deklaroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Re tymi të zeza ngrihen mbi portin e Abu Dhabit…