Kurti thotë se KE-ja u vonua për vizat: Serbia merr donacione nga BE-ja dhe militarizohet nga Rusia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova është duke e përmbushur obligimin ligjor në veri.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Serbia është duke e tensionuar situatën në veri, duke e përfshirë edhe Rusinë.
Më tutje, Kurti është shprehur falënderues ndaj ndihmave të Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Jemi në një vend të pazakontë sot këtu, por shumë të këndshëm. E vizituam çerdhen ‘Cicërrimat’ që është financuar nga Bashkimi Evropian, si një ndër donatorët më të rëndësishëm në Kosovë. Biseduam për shumë çështje të rëndësishme e sidomos për investime që përfshijnë 100 projekte dhe përfshirjen e Kosovës ne BE”.
“Jemi mirënjohës edhe për ndihmën e BE-së ndaj nesh në përballimin e situatës me Covid-19. Asaj po ashtu i tregova edhe për situatën në veri, respektivisht për pikat në Bërnjak dhe Jarinjë, ky vendim ka qenë i kamotshëm dhe kemi bërë vetëm punën tonë, dhe është pikërisht Serbia ajo që ka përfshirë edhe Rusinë duke nxitur urrejtje për Kosovën. Ne nuk kemi fakt tjetër përpos Bashkimit Evropian dhe kontinent tjetër përpos Evropës. Pres që ku bashkëpunim të vazhdoj gjithmonë”, ka thënë Kurti.



