Kurti tregon pesë vendimet që do t’i marr menjëherë pas zgjedhjes si kryeministër
26 tetor 2025
| 11:38
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit si mandatar për kryeministër ka treguar pesë vendimet që do t’i marrë menjëherë pasi të zgjidhet kryeministër.
“Miratimi i Projektligjit për buxhetin. Rritja për pensionistët 150 euro, vendimi për rritjen e shtesave, vendimi për rritjen e pagës minimale për 500 euro dhe miratimi i ndryshimit të ligjit që mundëson të punësimit të veteranëve të UÇK”, ka thënë Kurti.



