Kurti ua tregon “pistat” PDK’së e LDK’së ku t’i kërkojnë emrat për President

25 prill 2026 | 13:57

Kurti, pasi tha se LDK e vetme mund të propozojë një “gjysmë kandidati” dhe PDK “2/3 e një kandidati” për shkak të numrave të paktë në Kuvend, më pas tha se ato janë parti më të vjetra dhe që njohin figura seniore të shoqërisë më mirë se Vetëvendosje.

“Na i sillni kandidatë jashtë skenës politike që të jenë shprehje e unitet dhe të jenë të njohur me kontribut në shoqëri. Ka panumër të tillë sepse këto dy parti janë më të vjetra se ne. Figurat seniore në shoqërinë kosovare ata i njohin edhe më mirë se ne. Ka shumë profesorë në universitete, ka shumë njerëz të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë dhe kanë sakrifikuar për vendin tonë dhe s’mund të na thonë se dy partitë më të vjetra nuk mund të vijnë me tre emra”, tha Kurti sot para gazetarëve.

Kurti kërkoi nga PDK e LDK emrat e kandidatëve deri të dielën mbrëma, duke u arsyetuar se afatet kushtetuese e kufizojnë kohën.

“Ne po presim tre emra prej atyre dy partive bashkë. As PDK as LDK s’i kanë deputetët për të propozuar  kandidatin e vet. LDK mund të propozojë një gjysmë kandidati se i kanë 15 deputetë nga 30, në rastin më të mirë, nëse janë të gjithë unikë. Ndërkaq, PDK’ja mund të propozojë 2/3 e një kandidati sepse i ka 22 deputetë, por këto të dyja bashkë le të na i sjellin tre kandidatë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para…