Kurti ua uron festën e Pashkës besimtarëve katolikë dhe protestantë

05 prill 2026 | 11:47

Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Pashkës besimtarëve katolikë dhe protestantë.

Kurti ka theksuar se Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.

“Gëzuar për të gjithë besimtarët në Kosovë e kudo në botë Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit, ditën e përjetësisë! Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit”.

“Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shumë e dashura dhe e nderuara Nënë Stanë…