Kurti uron Albanesen për rizgjedhjen e tij në krye të Australisë: Vendet tona, aleatë të fortë

04 maj 2025 | 14:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Anthony Albanesen për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Australisë në zgjedhjet e së shtunës.

Kurti ka thënë se fitorja e Albaneses pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Australia janë aleate të forta që nga mbështetja e këtij vendi gjatë luftës dhe se “mbeten të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”.

“Urime të përzemërta për kryeministrin Antony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pakistani e sheh këtë si një akt agresioni. Për herë…