Kurti uron amerikanët për Ditën e Pavarësisë

04 korrik 2018 | 20:48

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se SHBA-të u themeluan si shumë shtete asokohe si entitete sovrane mbi territor të caktuar.

Kurti, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se risia që solli pavarësimin e ShBA-ve ishte mbështetja e këtij shteti të ri në disa vlera që ishin përparimtare në atë kohë, e mbeten përparimtare edhe sot e kësaj dite.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë pavarësinë, të cilën e kanë shpallur me 1776, pra para 242 vitesh, duke u ndarë prej Anglisë pas një lufte çlirimtare.

ShBA-të u themeluan jo vetëm si entitete sovrane mbi një territor të caktuar, siç ishin deri në atë kohë shumica e shteteve të tjera. Risia që solli pavarësimi i ShBA-ve ishte mbështetja e këtij shteti të ri në disa vlera që ishin përparimtare në atë kohë, e mbeten përparimtare edhe sot e kësaj dite.

Këto vlera i gjejmë në dokumentet themelore, e ndër to është edhe barazia e të drejtat e njeriut. Në Deklaratën e Pavarësisë së ShBA-ve shkruhet: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, ata janë pajisur prej krijuesit me disa të drejta të patjetërsueshme, mes tyre është jeta, liria, dhe përpjekja për lumturi”.

Bindje të tilla kanë frymëzuar dhe vazhdojnë të jenë model për popuj e individë anembanë globit, e edhe për ne shqiptarët, posaçërisht me 2 mars 1444 në Lezhë, 10 qershor 1878 në Prizren e me 28 nëntor 1912 në Vlorë. Vetë çlirimi i Kosovës është pikërisht akti që pohon dëshirën e shqiptarëve për barazi, për të drejtën e jetës, lirisë, dhe përpjekjes për të ndërtuar një mirëqenie kolektive e personale, me lumturi e begati për të gjithë dhe secilin.

Në këtë ditë të pavarësisë e urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë, partnerët dhe aleatët e rëndësishëm të Kosovës në rrugën drejt pavarësimit dhe demokratizimit.

Urime 4 korrikun!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një…