Kurti uron besimtarët e komunitetit serb për Krishtlindje: Le të na bashkojë e mira
07 janar 2026
| 10:06
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar qytetarëve të komunitetit serb, të besimit ortodoks, festën e Krishtlindjeve.
Kurti ka uruar që kjo ditë e shenjtë të sjell dashuri, mbarësi dhe begati.
“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka uruar Kurti në Facebook.



