Kurti uron Dardanët pas fitores: U hap një kapitull i ri i futbollit te ne
26 mars 2026
| 23:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Dardanët pas fitores ndaj Sllovakisë.
Ai është shprehur se ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne.
“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë”.
“Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti.



