Kurti uron Krishtlindjen ortodokse

07 janar 2024 | 11:31

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

Ai ka thënë se kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve.

“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës…