
Kurti uron Mickoskin: Nga rruga Prizren-Tetovë deri te mbrojtja e siguria, mezi pres të punoj me ju
25 qershor 2024
| 14:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoskin për marrjen e pozitës së re.
Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal.
“Nga rruga Prizren-Tetovë deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka thënë Kurti.