Kurti uron pashkët ortodokse

19 prill 2020 | 00:39

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ua ka uruar sot pashkët besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.

Kurti ka shkruar se megjithëse besimtarët s’do ta kenë mundësinë që të shkojnë fizikisht në meshën e shenjtë, ata lutjet për ditë më të mira do t’i japin pa kursim.  “U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tone”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit në “Facebook”:

Sonte besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Pazakonshëm, ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të munden që fizikisht të shkojnë bashkë në Meshën e shenjtë. Por shpresën për përtëritjen e lutjet për ditë më të mira të gjithë në familjet e tyre do t’i japin pa kursim.

U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tonë.

Si sot, 112 vite më parë, Imzot Fan S. Noli e përfundoi përkthimin e botimin dhe e mbajti Meshën në shqip në Pashkët e atij moti për komunitetin shqiptar ortodoks në Boston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot,  është shënuar një rast me koronavirus në komunën e…