Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

26 tetor 2025 | 17:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kuvendi nuk e votojë për mandatin e tretë qeverinë e propozuar nga ai.

Në një postim në “Facebook” ku ka publikuar ekspozenë e tij, ka falënderuar gjithë deputet që e votuan.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë punën si qeveri në detyrë drejtë zgjedhjeve të reja parlamnetare.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…