Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit

05 nëntor 2025 | 15:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të Vetëvendosjes, ka vizituar familjen e ish-deputetit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi. Kurti është pritur nga bashkëshortja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, si dhe nga vëllezërit e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë znj. Selimi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si çdo 5 nëntor, edhe sot mirëpritëm për vizitë kryeministrin Albin Kurti, ministra, deputetët dhe bashkëpunëtorët, të cilët i falënderoj në emër të familjes Selimi. Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë të gjithë ata që tash e pesë vite me radhë na kanë dhënë mbështetjen e tyre. Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhën tonë”, ka shkruar ajo. Sot janë bërë pesë vjet kur Rexhep Selimi është arrestuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i…