Kurti viziton kompaninë “Fe Plast” në Prizren, e vlerëson shembull për bizneset

03 shtator 2025 | 12:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, njëherësh kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, dhe Arbër Rexhaj, ka vizituar kompaninë “Fe Plast”.

Kryeministri Kurti ka theksuar se “Fe Plast” në Prizren është kompani tash e 10 vjet që merret me prodhimin e roletave për dritare, por ngritjen e zgjerimin më të madh e ka përjetuar në pesë vitet e fundit.

“I ka 110 punëtorë në dy ndërrime, dhe asnjëri nuk ka pagë më të ulët se 650 euro. 80% të prodhimit e eksportojnë në gjithsej 24 shtete: përveçse në rajon të Ballkanit Perëndimor e në vendet e BE-së, edhe në shtete të tjera, nga Ukraina në Evropën Lindore e deri te Egjipti e Libia në Afrikën Veriore. Makineria e automatizuar është moderne dhe prodhim italian. ‘Fe Plast’ është shembull i biznesit që punon, prodhon, eksporton dhe fiton”, ka thënë Kurti, duke shtuar se mbështetjes së nivelit qendror për bizneset, me Artanin kryetar do t’i bashkohet edhe kujdesi dhe përkrahja e nivelit lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Italisë ka zhvilluar dje një takim me zyrtarët…