Kurti: Vonesat në forminin e qeverisë po e dëmtojnë shtetin, partitë që i ftuam s’pranuan ofertën për koalicion
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka theksuar se kriza politike dhe mosarritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re kanë shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e institucioneve të shtetit.
Sipas tij, vonesat kanë ndikuar direkt në procese të rëndësishme ndërkombëtare dhe reformuese.
Ai ka shtuar se gjatë gjashtë muajve të fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për krijimin e një shumice qeverisëse, mirëpo ato kanë dështuar për shkak të refuzimit të partive tjera parlamentare për të hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kurti ka theksuar se nëse do të ishte pranuar oferta e LV-së për bashkëpunim, tashmë vendi do të kishte qeverinë e re dhe numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
“Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetrëore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes me BE-në, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në këto 6 muaj, përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat. Përkundër tentineve tona të disahershme. Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë, nuk ka pranuar të hyj në marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar se duhej të kishte një koalicion qeversisës. Po te pranohej oferta jonë për bashkëpunim, sot do të kishim mundësinë t’i jepnim vendit edhe qeverinë e re të koalicionit dhe do të kishim numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti.



