Kurti: Votoni Albulena Haxhiun dhe më testoni mua a i kam 61 vota për Qeveri

20 maj 2025 | 21:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sfiduar partitë e tjera që të votojë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke u shprehur i sigurt se e ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

Ai shtoi se nëse nuk arrin të sigurojë shumicën, kjo do të ishte një fitore politike për opozitën.

“Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre ‘me testoni’. Nëse ata besojnë që Albin Kurti si ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më besojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar korumin.” – tha Kurti në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i VV-së, Albin Kurti, serish ka treguar friken e…