
Kurti: Vuçiqi në bashkëpunim me Rusinë po përgatitë kërcënime të reja ndaj Kosovës
13 shtator 2024
| 18:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ‘presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës’.
Kurti ka listuar veprimet që duhej të ndërmerrte Serbia për të vrarët në luftën e fundit në Kosovë, të dhunuarit, të dëbuarit në vend që të jepte ultimatum e që të vazhdonte me kërcënime.