Kurti: Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit

07 qershor 2026 | 19:29

Pas mbylljes së kutive të votimit, kryeministri në detyrë, lideri i LV-së, Albin Kurti, ka reaguar në ‘Facebook’.

Ai ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit.

“Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 19:00 është mbyllur afati për hyrje në qendrat…