
Kurti: Walker i dha veprimtarisë së tij një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës
15 janar 2023
| 12:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademi përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ndër të tjera foli edhe për ambasadorin William Walker.
Ai u shpreh se Walker i ka dhënë veprimtarisë së tij një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës.
“Duke marrë anën e të vërtetës në një kohë ekstreme për Kosovën, ambasadori Walker i dha veprimtarisë së tij prej diplomati një vend të rëndësishëm në historinë moderne të vendit tonë”, u shpreh Kurti.