Kurti zbulon versionin e tij të prapaskenave të negociatave me Hamzën dhe Abdixhikun për çështjen e presidentit

06 mars 2026 | 16:39

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri Albin Kurti, ka ndarë detaje nga diskutimet që janë bërë me krerët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka vlerësuar diskutimet në mes tyre si mjaft konstruktive, megjithatë ka thënë se s’kanë përmendur asnjë emër të veçantë për president.

Ai  ka thënë se pavarësisht konstruktivitetit në takime, nuk ka pasur një zgjidhje.

Kurti gjithashtu ka treguar se në tri ditët e fundit s’kanë mundur të takohen, meqë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku s’kishin pranuar të takohen.

Sipas Kurtit ka pasur një ndryshim të raportit në mes të tij dhe partive opozitare, duke treguar se përveç kësaj kanë biseduar direkt me telefon në mes vete për çështjen e presidentit.

“S’kemi pasur asistent e ndërmjetësues. Kjo është e mirë e parlamentarizmit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 23-të do të prodhojë superndeshje, ku gara sa…