Kurti: Zotimi ynë për luftimin e korrupsionit po i jep sinjalet e para

25 janar 2022 | 15:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur raportin e Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, i cili tregon se Kosova ka shënuar progres në këtë drejtim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zotimi i qeverisë së tij për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një…