Kurtin e pengojnë pyetjet për mungesa të barnave, i vërsulet gazetares së ‘Klan Kosovës’ (video)

06 gusht 2025 | 14:46

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LV-së, Albin Kurti, është nervozuar në një paraqitje para medieve, pasi një prej gazetareve e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për mungesën e barnave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Pas përgjigjes së ministrit Vitia, Kurti duke provuar ta paraqesë qeverisjen e tij si të suksesshme, i është vërsulur gazetares së “Klan Kosovës” me një gjuhë të papranueshme, duke i thënë “lej ti albuminat” dhe “thuaj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejë 62 milionë telekomit”.

Si rezultat i kësaj gjuhe dhe qasje ndaj gazetarëve nga qeveria dhe LV-ja, Kosova ka pësuar rënie drastike në renditjen e Reporterëve pa Kufij në dy vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff është takuar me…