Kurtishaj për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së: Njeriu i duhur në kohën e duhur
13 nëntor 2025
| 19:17
Afaristi Ruzhdi Kurtishaj ka përshëndetur kandidimin e Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së, kandidaturë e cila pritet të marrë besimin e partisë në Konventën e PDK-së që do të mbahet më 17 nëntor, pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi.
“Njeriu i duhur në kohën e duhur për të mirën e Kosovës! Me përvojë, integritet dhe dashuri për vendin, Bedri Hamza merr drejtimin e PDK-së për ta çuar Kosovën drejt zhvillimit e stabilitetit.
Koha për punë, për bashkim dhe për rezultate!”, ka shkruar Kurtishaj në llogarinë e tij në Facebook, menjëherë pasi Hamza ka bërë publike kandidaturën e tij për të udhëhequr PDK-në.



