
Kurtishaj thotë se Theranda do ta mbështesë fuqishëm Hoxhajn për kryeministër
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i shoqëruar nga kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, kanë vazhduar sot takimin me strukturat e kësaj partie në Mushtisht dhe Therandë.
Kurtishaj me këtë rast ka thënë se Mushtishti dhe Theranda do të mbështesë fuqishëm njeriun e Therandës për kryeministër të vendit prof. dr. Enver Hoxhaj.
Postimi i plotë i Kurtishajt:
Fitorja e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit u konfirmua mbrëmë në Mushtisht.
Mushtishti dhe Theranda do të mbështesë fuqishëm njeriun e Therandës për Kryeministër të vendit prof.dr. Enver Hoxhaj.
Faleminderit nëndega e PDK dhe kryesi e nëndegës për këtë organizim të mrekullueshëm.
#PDK #Rimëkëmbje #EnverHoxhaj #RamëVataj2️⃣ #RuzhdiKurtishaj