
Kurtishi: Kemi rritje të rasteve me kan’cer në grupmoshën 40–50 vjeç
19 korrik 2025
| 09:48
Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një prononcim për “Front Online” tregoi se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç, ndërsa shqetësuese është rritja e rasteve të reja të kancerit tek individët nën 50 vjeç.
“Edhe këtë vit, grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, megjithëse po vërehet një tendencë në rritje e rasteve të reja edhe në grupmoshën 40–50 vjeç, si te femrat ashtu edhe te meshkujt”, potencoi Kurtishi.
Për vitin 2025, asnjë rast nuk është referuar për jashtë vendit.
“Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk ka pasur referime për trajtime jashtë vendit”, ka thënë Kurtishi