Kurtit i bëhet telefonata e dytë nga Uashingtoni për zgjedhjet serbe të 3 prillit
Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.
Chollet ka thënë se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa ka përmendur rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”.
“Sot pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar zyrtari amerikan në llogarinë e vet në “Twitter”.
Had a good conversation with Kosovo Prime Minister @albinkurti today. Thanked him for his strong support on Ukraine and stressed the importance of ensuring eligible voters in Kosovo are able to participate in the upcoming April 3 Serbian national elections.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 14, 2022
Rreth një muaj më parë, më 18 shkurt, kryeministri Kurti kishte biseduar në telefon me Chollet për të njëjtën çështje.
Great call with PM @albinkurti. I reaffirmed unwavering support for Kosovo’s sovereignty. Looking to Serbia’s April elections, discussed practices when OSCE states have agreed to other states’ requests for in-person voting. Thanked 🇽🇰 for its generosity hosting Afghans.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 18, 2022



