Kurtit i dhurohet një busullë nga alpinistët që do të ngjiten në Kilimanxharo

06 shkurt 2026 | 15:56

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij anëtarë të klubit alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për t’u ngjitur në Kilimanxharo.

Gjatë takimit, kryeministri është njoftuar për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve janë shprehur se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.

Gjatë këtij takimi, Kurti i është dhuruar edhe një busull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kapitull vendimtar për sigurinë e Kosovës po arrin fazën…