Kusari: Basha është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet

26 gusht 2025 | 14:10

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit të LV-së, Dimal Basha në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo e ka quajtur Bashën si njëri ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve në Kosovë.

Kusari ka thënë se shpreson që pozita t’i ndihmojë atij që të përmbahet sadopak.

“Kryeparlamentari i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha është një ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve dhe të aktivistëve në Kosovë. Uroj që marrja e pozitës së re do të ndikojë sadopak që Basha të përmbahet dhe të menaxhojë më mirë mosdurimin e tij dhe të partisë së tij ndaj pushtetit të katërt”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot…