Kusari: Intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së dhe për KPM-së s’mund të bëhet paralelisht

13 prill 2026 | 15:02

Juristja e medieve, Flutura Kusari ka shkruar në “Facebook” lidhur me intervistimin e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së dhe KPM-së.

Ajo ka thënë se Kuvendi për të zgjedhur borde kualitative, fillimisht deputetët duhet të kenë të shqyrtojnë aplikimet/CV-të dhe të zhvillojnë intervista kualitative.

“Deri më tani asnjë deputet nuk i ka pranuar CV-të e kandidatëve të KPM-së, ndërsa ato të RTK-së po, ndonëse ende nuk i kanë shqyrtuar sepse kanë pasur seancë plenare dhe mbledhje të komisioneve”, ka shkruar ajo.

Sipas saj intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së dhe KPM-së nuk mund të bëhet paralelisht, sepse disa deputetë shërbejnë në dy komisione.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:45…