Kusari-Lila, deputetëve të ish-opozitës: Sot të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ky ngërç

09 korrik 2025 | 11:11

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para seancës konstituive se mënyra më e thjeshtë për të zhbllokuar situatën në Kuvend është pjesëmarrja e deputetëve të ish-opozitës në votim.

“Sot të marrin pjesë në votim – pro, kundër apo abstenim – dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka theksuar se retorika politike duhet të kthehet në veprime konkrete, ndërsa kritikoi vazhdimin e fjalimeve në vend të zgjidhjes së ngërçit.

Sipas saj, mungesa e pajtueshmërisë po i rikthen të gjithë te interpretimet ligjore dhe Gjykata Kushtetuese.“

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka TEB SH.A. hapi zyrtarisht degën e saj më të re…