
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë
Deputetja e listës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mosvotimin nga ana e deputetëve të opozitës, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.
Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.
“Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo.