Kusari-Lila: Jam pro vendosjes së masave, por bizneset s’mund të ndalen

04 gusht 2020 | 18:41

Kryetarja e Alternativës që është deputete në Grupin Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila thotë se pandemia është duke u menaxhuar shumë keq.

Ajo ka thënë se janë disa vendime absurde që nuk ndihmojnë situatën.

“Janë mbyllur pishinat e hapura, e hapur ato të mbyllura. Mbyllen çerdhen e më pas u lihet nivelit komunal. Për festën e Bajramit thanë që as nuk e lejojmë e as nuk e ndalojmë”, u shpreh ajo.

Megjithatë Kusari-Lila thotë se nuk është për mbyllje të funksionimit të bizneseve.

“Jam pro vendosjes së masave por bizneset nuk mund të ndalen. Aktiviteti ekonomik është i domosdoshëm, duhet të mësohemi me situatën”.

Deputetja opozitare thotë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë që një numër të shërbimeve administrative qoftë në nivelin komunal apo qendrorë t’i bëjë online.

“Kanë ndodhur mjaft infektime në këto qendra dhe më pas janë mbyllur në tërësi. Nuk ka nevojë shembull regjistrimi i automjeteve të bëhet në zyre kur mund të gjenden forma që të bëhen online pasi aty vetëm duhet të dorëzohen dokumente”.

Kusari Lila thotë se Kosova ka nevojë për ndryshime të qeverisjes por sipas saj ky ndryshim më shumë lidhet me nevojat ekonomike se sa politike.

Ajo ka thënë se nuk ka ambicie për të garuar përsëri për kryetare të Gjakovës.

“Kapitulli im me pushtetin lokal është përmbyllur. Në Gjakovë kam garuar tri herë dhe ka ardhur koha të mos garojë më, por sigurisht se do të jap kontributin tim nga niveli qendrorë”, deklaroi Kusari-Lila./ RTVDukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli po shkon të luajë në Rumani. Media vendase…