
Kusari-Lila: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, obligim i shtetit të së drejtës
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është obligim i shtetit të së drejtës, dhe si i tillë duhet të përkrahjet nga të gjitha partitë.
Ajo ka thënë se ky projektligj është ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, duke thënë se kjo ndikon edhe në nevojat institucionale të vendit.
“Ky projektligj ka konsumuar një debat te gjatë nga i cili u trajtua domosdoshmëria e këtij projektligji. Është kërkuar të merret vendim i komisionit të Venecias dhe është bërë. Është nga projektligjet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme është obligim i shtetit të së drejtës. Konfiskimi i pasurisë njihet si qelës kundër krimit e korrupsionit. Ju ftoj që të votoni projektligjin ne lexim të parë”, është shprehur Kusari-Lila.