Kusari-Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

24 shkurt 2026 | 10:13

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Pas miratimit të tij në Kuvendin e Republikës, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.

Ministrja tha se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në.

“Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin”, bëri të ditur ministrja Kusari-Lila.

Gjithashtu, ajo shtoi se me politika që kanë në fokus ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe kreativitetit, do të ofrohet më shumë mbështetje për inovacionin, ndërmarrësinë dhe ekonominë kreative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar…