
Kusari Lila: Nisma ka refuzuar të ketë propozim për nënkryetar të Kuvendit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka zbuluar ofertën e fundit për Nismën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në ATV, Kusari tregoi se kjo parti ka refuzuar të ketë propozim për nënkryetar të Kuvendit.
“Partia Nisma Socialdemokrate kanë refuzu të kenë një propozim për nënkryetar të Kuvendit. Oferta ka qenë që jo nënkryetarin, ashtu siç është diskutu me grupin parlamentar mes nesh, pro që kanë mundësi që të propozojnë varësisht prej, sepse parashihet edhe me Rregullore te Kuvendit që nëse kryetari i Kuvendit është burrë, nënkryetari duhet të jetë i gjinisë tjetër, nënkryetarja apo nënkryetari i parë i Kuvendit dhe në të kundërtën nëse është grua, duhet të jetë burrë nënkryetari i parë i Kuvendit. Prandaj, në këtë aspekt, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Nisma Socialdemokrate nuk i është përgjigj ofertës që të propozojë njërën nga dy deputetet e kësaj partie në Kuvendin për nënkryetare”, u shpreh ajo.