Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk ka krizë me furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.
Në një shkrim në Favebook, ajo ka thënë se stoqet janë në nivel të rregullt, njëjtë si para zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
“Për këtë arsye, nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme.
Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është i angazhuar maksimalisht në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve” – ka shkruar ajo.