Kusari-Lila: Nuk mund të pranohet që dhuna si standard të jetë ajo që shtynë përpara kërkesat

05 qershor 2023 | 13:43

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjedhjet në veri do të organizohen vetëm në mënyrë demokratike.

“Sa i përket pjesë për përsëritje të zgjedhjeve dihen procedurat se si përsëriten zgjedhjet, njëra është me dorëheqje të kryetarëve, tjetra është me mbledhje të nënshkrimeve të listës se votuesve. Në cilëndo formë mbetet të shihet, por duhet që të jetë me formë dhe metoda demokratike të parapara me ligj dhe jo në mënyrën dhe formën se si e kishim shpërfaqjen e mospranimit nga, kinse thuaje nga komuniteti serb, përdori sa pamë se çfarë ndodhi me ngjarje të dhunshëm dhe grupe kriminale, të cilat sulmuan ushtarët e KFOR-it edhe tendencën e tyre për të hyrë në ndërtesa të komunës”, ka thënë Kusari.

“Ajo çfarë nuk mund të pranohet është që dhuna si standard të jetë ajo që shtynë përpara kërkesat, por në format tjera demokratike ato shqyrtohen”, ka theksuar Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista e udhëtimeve Conde Nast Traveler publikoi një listë të…