Kusari-Lila për shtyrjen e zgjedhjeve: Na duhet vendim konsensual

13 shtator 2021 | 14:52

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për shtyrjen e zgjedhjeve duhet të  ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se shumë me rëndësi është që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…