Kusari-Lila thotë se është mëkat të mos vlerësohet puna e qeverisë

14 qershor 2021 | 11:46

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga deputetët të bëjnë t debat në bazë të planifikimeve dhe jo në bazë të agjendës politike, sa i përket gjendjes ekonomike në pandemi.

Kusari-Lila ka thënë se është mëkat që mos të vlerësohet puna e qeverisë në uljen e rasteve me Covid-19.

“Është mëkat me ju njoftuar puna e qeverisë në uljen e numrit të rasteve. Ajo çka e mundon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor”.

“Trajtimi i kërkesës për debat në Kryesi është bërë sipas procedurës. Krahasuar me atë kohë kur e keni bë kërkesën për debat është 0.3 për qind numri i të infektuarve”.

“Ligji për rimëkëmbje është miratuar më 4 dhjetor 2020. Në Qeverinë Hoti ajo kërkesë është bërë nga PDK-ja, dhe jo LDK-ja pas shtatë dështimeve”, ka thënë ajo, shkruan “EO”.

Ndaj Kusari-Lilës ka reaguar Bedri Hamza nga PDK-ja, i cili i ka kërkuar asaj të tregojë një ndihmë që ka bërë qeveria ndaj bizneseve.

“Se ke lexuar kornizën afatmesme të shpenzimeve ose nuk po do me pranuar, por është dokumenti aprovuar në Kuvend, dhe kur flisni për rritje e borxhit publik dhe del se qeveria ka paraparë që borxhin publik ta rrit 100 për qind. Mos i ik debatit për ekonominë. Ma thoni një ndihmë që ia keni bërë bizneseve”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Euro 2020” vijon rrugëtimin dhe sot janë programuar tre duelet…