Kusari-Lila: Ulja e akcizës për naftën është vendim i lehtë, por me dëm të madh

03 prill 2026 | 13:41

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën.

Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka thënë se vendimi për ulje të akcizës dhe TVSH-së është vetëm vendim i lehtë dhe i shpejtë, por me dëm të madh.

“Kërkesat kryesor në raport me heqje të akcizës dhe TVSh-së, të cilat po konsistojnë në vazhdimësi duke u përsëritur, janë e para vetëm të lehta dhe mendimi se kemi bërë diçka, por nuk është ideja për të sjellë vetëm vendime të shpejta e të lehta me dëm të madh. Ideja është për të bërë analiza të mirëfillta dhe për të ruajtur mirëqenien e atyre që kanë nevojë të ruhen më së shumti me mekanizma shtetëror”, ka thënë Kusari-Lila.

Edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo masë do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët, por humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetem Kryeziu shpall te pavlefshme diplomën QK “11 Marsi” Prizren.