
Kusari-Lila: Zhbllokimi i Kuvendit do të ishte i lehtë nëse deputetët e kryejnë obligimin kushtetues, votimin
17 korrik 2025
| 11:05
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive.
Ajo ka thënë se zhbllokimi i Kuvendit do të duhej të ishte e lehtë, nëse, sipas saj deputetët do ta kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin.
“Pjesa tjetër e procesit në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e lehtë për t’u zhbllokuar, nëse deputetët do të kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka theksuar se nuk do të mjaftonin vetëm votat e Nismës, pasi iu duhen 61 vota, e me votat e partisë së Fatmir Limajt janë 60.